Pas lajmit të paralajmëruar nga presidenti amerikan Donald Trump për heqjen e sanksioneve nga Sirisë, ka ndodhur edhe takimi mes Trump dhe homologut sirian Ahmad al Sharaa.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografitë dhe disa detaje nga takimit që Trump pati me al Sharaa.
Trump i tha al Sharaa se ka një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë diçka historike në vendin e tij.
Presidenti amerikan kishte një listë me pesë kërkesa për të:
Të nënshkruajë Marrëveshjet e Abrahamit me Izraelin
T’u thotë të gjithë terroristëve të huaj të largohen nga Siria
Të deportojë terroristët palestinezë
Të ndihmojë SHBA-në të parandalojë ringjalljen e ISIS
Të marrë përgjegjësinë për qendrat e paraburgimit të ISIS në Sirinë Verilindore.