Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për megaoperacionin “Ura”, një bashkëpunim i drejtësisë shqiptare me atë të italiane.
Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka, kreut të SPAK Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Ai i ka cilësuar si anëtarë të kësaj organizate kriminale.
Berisha vazzhdoi më tej akuzat, ku thotë se për të shpëtuar Elvis Doçin nga arrestimi, Altin Dumani mbajti dosjen 22 ditë dhe më pas veproi.
Berisha i bwri thirrje Presidentit amerikan, Donald Trump që: “të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë.”
“SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës. Unë e përshëndes këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe. Por theksoj gjithashtu se kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama. Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama. E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit. Por vetë operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit. Autoritetet italiane prunë urdhër-arrestet me datën 19 Shkurt. Nga kjo, Irena me 5 mbiemra, delinkuente, e dënuar me burg në vendin fqinj dhe që mbahet si turpi i drejtësisë shqiptare në detyrë nga Edi Rama dhe KLGJ-ja e tij, mbajti dosjen 42 ditë.
Pas 42 ditësh, ajo firmosi, por Altin Troplini alias Dumani, e mbajti dosjen edhe 20 ditë të tjera, nga data 30 Prill deri më datën 20 Maj, sa bosi i kartelit, Elvis Doçi, iu dha koha e mjaftueshme për të përmbushur misionin, për të transferuar, për të fshehur të gjitha tonelatat e tij me kokainë dhe narko-euro dhe tani jeton i qetë. Altin Troplini në pafytyrësinë më të madhe u deklaroi shqiptare se shtymë arrestin, të marrë vesh me autoritetet italiane dhe të tjera. Ky është një mashtrim i turpshëm që ai u ka bërë autoriteteve italiane dhe autoriteteve të tjera si bashkëpunëtor në një krim të rëndë me kartelin më të fuqishëm të drogës në Europë, kartelin që disponon portin kryesor të vendit”, tha Berisha.
Nga selia e PD, është shprehur i gatshëm për të paraqitur çdo dokument apo provë që fakton implikimin e disa qeveritarëve në aktivitetet kriminale.
“Por në qëndrimin e SHBA, ka një ndryshim cilësor, shumë të rëndësishëm. Prokurorja e përgjithshme Bondi flet për kartele droge. Presidenti Donald Trump, kartelet e drogës në disa vende i ka shpallur si grupe terroriste. I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë. Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama. Deklarimi si organizata terroriste i organizatave mafioze të Shqipërisë është një kontribut serioz, i madh, për sigurinë në Shqipëri, për sigurinë në rajon, për sigurinë e NATO-s dhe Europës e më gjerë. Ndaj dhe garantoj se PD është e gatshme të paraqesë çdo dokument, çdo provë që fakton implikimin direkt të Edi Ramës, Olsi Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës dhe shumë të tjerëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës. Pra, jam këtu para jush për të theksuar edhe njëherë para shqiptarëve se dita e djeshme shënon një moment kthese shumë të rëndësishme për shqiptarët, për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, damkosjen e grupeve kriminale shqiptare, organizatave të lidhura me qeverinë dhe Edi Ramën, si kartele droge.
Të gjithë ata të cilët hezitonin apo u dukej paksa i largët, si i çuditshëm, etiketa e narkoshtetit në Shqipëri, tani nuk duhet të kenë më asnjë dyshim. Shqipëria është shteti i karteleve të drogës. Shqipëria ishte dhe është narkoshtet edhe para krijimit të karteleve, por krijimi i karteleve është rezultat i politikave zyrtare që Edi Rama ndoqi nga viti 2015 gjer sot. Kartelet e drogës në Shqipëri janë edhe vendimmarrësit më të fuqishëm në qeveri, në parlament, në qeveritë vendore. Ato diktuan me dhunë dhe drogë rezultate zgjedhjesh në zgjedhjet e fundit, duke i transformuar zgjedhjet e 11 Majit 2025 në farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit në 34 vite”, tha Berisha.