Selim Velsula u masakrua nga kushëriri, e bija: Nuk e fal gjakun e tim eti! Autori erdhi nga Tirana i përgatitur, e tërhoqi babin zvarrë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vajza e Selim Velsulës, 56-vjeçarit që u masakruan me thikë mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) në Klos, është shprehur se nuk do e falin gjakun e babait të saj.

Ajo ka deklaruar se autori i krimit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ose paralajmëroi “ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund”.

Vajza e viktimës u shpreh se 32-vjeçari nuk ishte në depresion dhe se kishte ardhur i përgatitur nga Tirana. Ndërsa deklaroi se babai i saj ishte duke kullotur bagëtitë kur Hazbi Velsula e goditi me thikë.

“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.

Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun.

Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ajo në një prononcim për NEWS 24.

Share This Article