Të gjithë e njohin Feta Fetain, pasi Alban Bushi e prezantoi me ngjashmëri si Luka Modriç. Talenti 20-vjeçar i mesfushës ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Lindja e Mesme së fundmi.
Fetai ka kontratë me Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2027. Kështu klubi kroat nuk do të hiqte dorë lehtë nga shërbimet e tij, për më tepër që ka paguar 150 mijë euro për blerjen e tij nga Rabotniçki.
Fetai po ashtu ka fituar ftesën nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare. Dhe pse debutimi nuk ka ardhur akoma, teksa në një ndeshje të vetme ka provuar stolin.
I lindur në Shkup, Fetai kaloi në Kroaci ku aftësitë e tij ranë menjëherë në sy. Fanellën e Lokomotivës së Zagrebit e ka mbajtur veshur 55 herë deri tani.