Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan ka qëndruar gjatë fundjavës në Kosovë, ndërsa ambasada e ShBA-së i ka quajtur konstruktive takimet e Hanrahan me liderët politikë të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet: “Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan #StateEUR në Kosovë këtë fundjavë. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës Shijoni disa foto nga vizita”.
Ndryshe, Hanrahan ka qëndruar gjatë fundjavës në Kosovë ku ka pritur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës liderët politikë të vendit, transmeton KosovaPress.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ftua fillimisht për takim nga Hanrahan teksa Kurti u shoqërua nga ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë, Nenad Rashiq.
Pas takimit me Kurtin, Hanrahan priti edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të parin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ai poashtu priti përfaqësues të Listës Serbe.
Përgjatë takimeve me Hanrahan liderët politikë konfirmuan miqësinë me Amerikën dhe bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.