ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 4 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 4 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 4 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 5 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat: Arrihet marrëveshja për traktatin e parë të mbrojtjes që nga Lufta e Dytë Botërore 

albnews by albnews
15 July, 2025
in Bota, UK
0
Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat: Arrihet marrëveshja për traktatin e parë të mbrojtjes që nga Lufta e Dytë Botërore 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të formalizojnë një marrëveshje që angazhon të dy vendet për ndihmë të ndërsjellë në rast sulmi.

Ky hap historik vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar aleancat strategjike evropiane, ndërsa traktati pritet të jetë elementi kryesor i vizitës së Merz në Londër.

RelatedPosts

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

Skandal erotik në Angli/ Mjeku lë pacientin në sallën e operacionit për të bër seks me infermieren: Isha i stresuar!

Vizita e Kancelarit gjerman Friedrich Merz pason takimin e kryeministrit britanik Sir Keir Starmer me presidentin francez Emmanuel Macron dhe do të pasohet nga një takim i planifikuar i Starmer me Donald Trump në Skoci, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar lidhjet transatlantike dhe evropiane. 

Marrëveshja shihet si pjesë e një boshti të ri bashkëpunimi mes Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, që në Ëhitehall përshkruhet si “aleanca trekëndore”.

Pak ditë më parë, kryeministri Starmer ra dakord për thellim bashkëpunimi edhe me presidentin francez Emmanuel Macron në fushën e mbrojtjes bërthamore, duke e cilësuar këtë zhvillim të një rëndësie të barabartë me marrëveshjen për menaxhimin e emigracionit.

Ndërkohë, në një shenjë tjetër të intensifikimit të diplomacisë evropiane, Kryeministri Starmer pritet të takohet edhe me Donald Trump gjatë një vizite të tij private në Skoci.

Të gjitha këto lëvizje ndodhin në një kontekst global me kërcënime të reja sigurie dhe nevojë për unitet më të madh mes aleatëve perëndimorë.

Traktati shihet si simbol i afrimit të Britanisë me Evropën, në një kohë kur siguria kontinentale sfidohet nga një Rusi gjithnjë e më agresive.

Të tre vendet kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, duke e vënë në dyshim angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj sigurisë evropiane.

Marrëveshja që do të shpallet këtë javë do ta bëjë gjithashtu më të lehtë për fëmijët gjermanë të udhëtojnë në ekskursione shkollore në Britani, duke forcuar lidhjet kulturore dhe arsimore midis vendeve.

Si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe Gjermania janë tashmë anëtare të NATO-s, Neni Pesë i së cilës thotë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

Nuk është e qartë se çfarë saktësisht ofron angazhimi i ri dypalësh përtej këtij premtimi.

Ekspertët e kanë vlerësuar si një marrëveshje simbolike dhe se sa ngushtë janë të lidhura interesat e sigurisë gjermane dhe britanike përballë një Rusie ekspansioniste.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result