Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ambasadorët e QUINT-it, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm, përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.
Kurti pas takimit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, që zgjati tri orë, ka deklaruar për media se ka pasur interesim dhe gatishmëri që të formohet koalicioni, por sipas tij nuk mund të ketë koalicion me përafrim të njëanshëm.
“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave.