ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 8 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 8 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 8 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 8 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara

albnews by albnews
15 September, 2025
in Kosova
0
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane, James Rubin ka vazhduar me dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati kryesor i Thaçit, Luka Mishetiq, zyrtari amerikan theksoi se ish-presidenti i Kosovës nuk ishte ai që kontrollonte UÇK-në.

RelatedPosts

Rubin nis dëshminë në mbrojtje të Thaçit: Shmangëm masakrën në Kosovë

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në vitin 1999

“UÇK-ja nuk kishte njësi të organizuar, Thaçi nuk ishte në krye të saj, ishte Çeku”, tha Rubin.

Ai shtoi se Kombet e Bashkuara kanë hetuar pretendimet për ekzekutime e vrasje, mirëpo që asnjëherë nuk kanë arritur të konfirmojnë të njëjtat.

“Kombet e Bashkuara kishin bërë përpjekje për të hetuar pretendimet, mirëpo nuk kanë arritur asnjëherë që të vërtetojnë të njëjtat. Çështja e Kosovës ishte ndër çështjet kryesore me të cilën merrej atë kohë presidenti amerikan”, theksoi Rubin.

I pyetur nëse kishte dëgjuar që Thaçi kishte dhënë urdhra për vrasje, Rubin tha se “ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës, dhe na ishin shumë mirënjohës që u shpëtuam jetën”.

“Ne kuptuam që këto pretendime ishin të fabrikuara dhe synonin të cenonin raportet SHBA-Kosovë”.

Rubin shtoi se për Thaçin, Amerika ishte simbol, shtet i mirë për botën dhe se ai (Thaçi) donte mbështetjen e udhëheqjes së SHBA-së.

Pas përfundimit të pyetjeve nga avokati i Thaçit, James Rubin u pyet edhe nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon.

Dixon pyeti Rubin se kur mësoi se CIA kishte kontakt me persona të UÇK-së, konkretisht me Ramush Haradinaj.

Rubin u përgjigj duke thënë se këtë e mësoi rreth vitit 1998-1999.

“Kur shkova në Kosovë e kuptova që CIA kishte vite që kishte kontakt me Haradinajn”, deklaroi Rubin.

Gjatë marrjes në pyetje nga Dixon, prokurori i ZPS-së kundërshtonte mënyrën e pyetjeve duke thënë se nuk janë relevante.

Rubin tha se deri me hyrjen e NATO-s në Kosovë nuk kishin kuptuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë.

Pyetje zyrtarit amerikan i parashtroi edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.

Ajo e pyeti edhe njëherë që të rikonfirmonte se Thaçi nuk ishte në gjendje të nënshkruante në Rambuje sepse i duhej të konsultohej me komandantët në Kosovë, dhe James Rubin u përgjigj me “po”.

“Thaçi ishte nga grupi i vogël. Miratimi duhej të merrej nga këta persona (komandantët), nuk e di kush ishin ata”, tha Rubin, raporton Telegrafi.

Pas kësaj për disa minuta seanca kaloi në seancë private, të mbyllur për publikun.

Avokatja Alagendra e pyeti nëse Jakup Krasniqi, Ramë Buja edhe Sokol Bashota ishin persona të moderuar brenda UÇK-së, Rubin u përgjigj me po.

Ajo e pyeti sërish rreth hetimeve nga SHBA për pretendimet për ekzekutime dhe vrasje, ku Rubin theksoi: “Nuk kemi gjetur asnjë provë që lidh me ekzekutime dhe vrasje as z.Thaçi as z.Krasniqi”.

Rubin gjithashtu shtoi se nëse jo të gjitha, shumica nga akuzat ishin të fabrikuara dhe të lidhura nga fushatat dezinformuese ruse të mbështetura nga organizata nga Rusia dhe Serbia.

Avokatja e Krasniqit përmendi edhe rastin e vrasjes në lokalin “Panda” në Pejë, mirëpo James Rubin u deklarua se “nuk jam në dijeni për këtë”.

Pas kësaj seanca ka shkuar në pushim të drekës dhe do të rifillojë në orën 14:30.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result