ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 2 hours ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 2 hours ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 2 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 2 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë

albnews by albnews
16 September, 2025
in Bota
0
Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur gazetën e përditshme The New York Times, katër prej gazetarëve të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh, duke pretenduar se ka qenë viktimë e shpifjeve dhe se i është dëmtuar reputacioni.

Padia e Trumpit në një gjykatë në Florida përfshin disa shkrime të New York Times-it, njëri prej të cilëve ishte editorial para zgjedhjeve presidenciale të 2024-tës, që thoshte se ai nuk ishte i denjë për postin më të lartë shtetëror, dhe një libër të publikuar nga Penguin-i, i titulluar “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”.

RelatedPosts

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë

“Të pandehurit kanë publikuar me keqdashje librin dhe artikujt, duke e ditur se këto botime ishin plot shtrembërime dhe fabrikime të pështira për presidentin Trump”, thuhet në shkresën e dorëzuar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Florida.

Avokatët e Trumpit kanë thënë se botimet kanë dëmtuar reputacionin personal dhe biznesor të Trumpit, duke shkaktuar dëm masiv ekonomik ndaj vlerës së markës së tij, dhe dëme të konsiderueshme ndaj perspektivës së tij financiare.

Padia erdhi pasi Trump kërcënoi javën e kaluar se do të padiste New York Times-in për raportimet e gazetës për një porosi dhe vizatim gjoja seksualisht sugjestiv dhënë Jeffrey Epsteinit.

Epstein, financier famëkeq i dënuar për krime seksuale, vdiq pasi kreu vetëvrasje në një qeli burgu në Nju-Jork, më 2019.

Trump ka thënë se ka ndarë udhët me Epsteinit para se telashet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.

“Sot, kam nderin e madh të paraqes padinë 15-miliardë dollarëshe për shpifje kundër The New York Times”, shkroi Trump të martën në platformën e tij, Truth Social.

Në shkrimin e tij, Trump akuzoi gazetën se ka gënjyer për të, për familjen e tij dhe për bizneset e tij, si dhe për lëvizjet dhe ideologjitë e udhëhequra nga republikanë, si America First Movement dhe Make America Great Again (MAGA).

Në mandatin e tij të dytë, Trump ka intensifikuar luftën me kompanitë mediale.

Më herët, këtë vit, ai paditi gazetën The Wall Street Journal dhe botuesit e saj, përfshirë Rupert Murdochun, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 10 miliardë dollarësh për shkak të raportimit se emri i tij ishte në një urim ditëlindjeje për Epsteinin më 2003.

Në korrik, kompania amë e rrjetit televiziv CBS, Paramount, u pajtua për zgjidhjen e një kontesti gjyqësor, pas një padie nga Trump, ku ai pretendonte se programi i CBS, “60 Minutes”, kishte redaktuar në mënyrë mashtruese një intervistë me ish-nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, të cilën rrjeti e transmetoi në tetor. REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result