ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 7 minutes ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 1 hour ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 1 hour ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 1 hour ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..

albnews by albnews
22 September, 2025
in Albania
0
Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate, ku opozita kërkon që të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, ndërsa mazhoranca shfaqet e vendosur të vijojë proceset e saj pa ndërprerje, duke thënë se “akuzat e opozitës nuk qëndrojnë”.

Në këtë mbledhje, pritej që forcat politike të diskutonin dhe të përfundonin procesin e plotësimit të komisioneve të përhershme parlamentare. Deri më tani, vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve nga Partia Socialiste janë miratuar, ndërsa emrat e opozitës ende nuk janë emëruar.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Në mbledhje mungonte kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas përjashtimit të tij nga punimet e Kuvendit pas tensioneve që u krijuan në seancën e fundit parlamentare, por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se “Gazment Bardhi është përjashtuar vetëm nga seancat plenare, jo nga Konferenca e Kryetarëve”.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se po minimizon hapësirat e opozitës dhe po zhbën parlamentarizmin. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Pelshi, si “atentator të parlamentarizmit”.

“Jeni në revansh. Po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë, provokuat opozitën. Ju keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërtëritjen e seancës dhe ju duhet të mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Nesër mund të sillni qenin Rex dhe ta paraqitni si ministër të Brendshëm, që të lehë për 10 minuta”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur për propozimin e emrave nga opozita për Komisionet e Përhershme, Gjekamarkaj u shpreh se prioritet për PD-në është dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i ndryshimit të njëanshëm të rregullores së Kuvendit.

“Do ecim hap pas hapi, Ne do i drejtohemi fillimisht Gjykatës Kushtetuese. Ende nuk kemi marrë një vendim. Do shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep parlamenti për të komunikuar të vërtetën e Shqipërisë dhe të përballemi me këtë mazhorancë arrogante”, tha Gjekmarkaj.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se të gjitha grupet parlamentare duhet të paraqesin propozimet e tyre për anëtarët e komisioneve, ndërsa shtoi se akuzat e opozitës nuk qëndrojnë.

“Të gjitha grupet duhet të sillnin propozimet Sa I përket problematikave që ngriti opozita nuk qëndron asnjëra prej tyre. Gazment Bardhi është përjashtuar nga seancat plenare, jo nga Konferenca e Kryetarëve. Opozita të sjellë sa më shpejt anëtarët e komisioneve”, tha Balla.

Edhe kreu i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se partia e tij i ka gati emrat e anëtarëve të komisioneve parlamentare, por se sot nuk u bë dorëzimi i tyre për shkak, siç tha ai, nuk pati reflektim nga mazhoranca për shkeljet kushtetuese të bëra gjatë dy seancave të para të Kuvendit.

“Theksuam domosdoshmërinë për në kthimin në shinat kushtetuese të këtij institucioni. Është e papranueshme që opozita në këtë mbledhje të marrë leksion për zbatimin e rregullores nga një shumicë që refuzon të respektojë Kushtetutën e vendit. Nuk mund të bëjmë një diskutim normal për përbërjen e komisioneve kur nuk pamë asnjë lloj reflektimi nga mazhoranca, e cila vijon të shkelë rregulloren. Partia e Lirisë i ka përcaktuar anëtarët e saj të komisioneve por sot ngritëm shqetësimin e shkeljes flagrante të kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha Blushi.

Konferenca u thërrit nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në një kohë kur PD kërkon mocion për shkarkimin e tij pas seancës së votëbesimit të qeverisë dhe programit të saj pa debat.

Gjithashtu PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimin e rregullores së Kuvend për 11 komisionet e përhershme parlamentare.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result