ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 4 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 4 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 4 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 4 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, të mbyllet brenda 12 ditësh

albnews by albnews
30 September, 2025
in Kosova
0
Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, të mbyllet brenda 12 ditësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar ende dhe duhet të mbyllet brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit.

Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

RelatedPosts

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

Kryediplomatja britanike përmend pritjen madhështore që Anglia pati në Prishtinë

 “Gjykata, njëzëri, ka vendosur: Të deklarojë, kërkesën të pranueshme; Të konstatojë, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Të udhërojë, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi|”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Gjykata vendosi që masa e përkohshme e aplikuar që prej 5 shtatorit 2025, e cila përfundon sot, të mbetet në fuqi deri në hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi.

“Të vazhdojë, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5  shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi ndalimin e çfarëdo veprimi apo procedure për formimin e Qeverisë së re, afat që përfundonte ditën e sotme. Ky vendim erdhi pas ankesës së Listës Serbe lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave.

Kjo masë u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke këmbëngulur se Kuvendi është konstituuar, vendim që kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të konstituohet që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke shkaktuar ngërç politik në vend.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result