Samiti për paqen në Gjenevë/ Zelensky bisedon me Macron: Po punojmë për të arritur rezultate konkrete 

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka biseduar me homologun francez Emmanuel Macron. Përmes një postimi në llogarinë e tij në X, Zelensky tha se ekipet në Gjenevë po punojnë që të arrijmë rezultate konkrete për paqen.

“Fola me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Ekipet tona në Gjenevë po punojnë me partnerë dhe është shumë e rëndësishme që të arrijmë rezultate konkrete dhe që këto ta sjellin Ukrainën dhe të gjithë Evropën më afër paqes dhe sigurisë së besueshme.

Ne po koordinojmë qëndrimet tona dhe është e rëndësishme që të ketë dialog, që diplomacia të jetë rigjallëruar.

Ne mbështetemi te partnerët tanë që të dëgjojnë argumentet tona”, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.

Share This Article