“Mos u afroni se do ju vras”- Kështu i janë drejtuar dy personat në fshatin Orosh uniformave blu dhe më pas janë ngujuar në një banesë për më shumë se 10 orë.
Ndërkohë gazetarja Xhensila Kodra raporton se brenda banesës policia ka gjetur tre armë zjarri dhe municion luftarak.
Dy personat që u ngujuan Erzen Uka ashtu edhe Julian Cumraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë, ndërsa njëri prej tyre ka një plagë sipërfaqësore në kofshë.
Erzen Uka dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se kanë qëlluar me armë.
Por si policia ra në gjurmët e tyre? Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm policia e Pukës ka qenë për kontroll kanabisi në ambiente të mbyllura. Sapo i janë afruar banesës dy të armatosurit i kanë thënë: Mos u afroni se do ju vras.
Julian Cumraku dhe Erzen Uka u dorëzuan pas shumë orësh negociata me policinë dhe të afërmit e tyre, ndërkohë që nuk munguan as kërcënimet me armë zjarri nga ana e tyre.
Gjatë orëve të izolimit, nuk munguan kërcënimet me armë zjarri, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme.




