FIFA shpall ndarjen e vazove, kush mund të përballet me Shqipërinë dhe Kosovën në Botëror?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

FIFA ka bërë të ditur ndarjen përfundimtare të vazove për shortin e Botërorit 2026, i cili do të zhvillohet të premten e javës së ardhshme në Uashington D.C., më 5 dhjetor.

Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore – Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja – si dhe 9 skuadrat më të larta në renditjen botërore: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

Një fokus i veçantë do t’u jepet skuadrave që do të kualifikohen përmes play-off-it europian, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova. Në rast kualifikimi, të dyja do të renditen në vazon e katërt, së bashku me skuadrat e tjera nga play-off-i.

Ndarja e vazove për shortin:

Vazo 1: SHBA, Meksikë, Kanada, Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania

Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrikë e Jugut

Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kurasao, Haiti, Zelandë e Re, 4 skuadra nga play-off-i europian, 2 skuadra nga play-off-i ndërkontinental

Share This Article