IMDb ka zbuluar listën e “Serialeve më Popullore të 2025-s”, ku “The White Lotus” kryeson me vendin e parë pas suksesit të madh të sezonit të tretë, i xhiruar në Tajlandë. Renditja bazohet te popullariteti mes përdoruesve të IMDb-së, duke u mbështetur në klikimet dhe kërkimet e miliona vizitorëve në mbarë botën.
Listën e Top 10 e plotësojnë: “The Last of Us”, “Severance”, “Wednesday”, “Squid Game”, “Dexter: Resurrection”, “Monster: The Ed Gein Story”, “Dept. Q”, “Andor” dhe “Black Mirror”. Këto seriale janë një përzierje e dramave post-apokaliptike, lojërave të mbijetesës koreane, true-crime, Star Wars dhe distopive teknologjike.
Kjo listë tregon vetëm çfarë serialesh njerëzit kanë kërkuar më shumë këtë vit, jo një vlerësim zyrtar për “më të mirët”.




