Italia ndalon anijen mbi 33 mijë tonë metal, ngarkesa vinte nga Rusia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Një anije me një ngarkesë metali, e dyshuar se vjen nga Rusia, është ndaluar në portin jugor italian të Brindisit, në kuadër të masave të Bashkimit Evropian kundër shkeljes së sanksioneve ndaj Moskës. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila publikoi edhe pamje që tregojnë rojen financiare dhe autoritetet doganore duke hipur në anijen e ndaluar.

Sipas Zyrës së Prokurorit, anija, e cila mbante flamurin e një shteti të vogël ishullor nga Oqeania dhe transportonte mbi 33 mijë tonë metale me ngjyra, dyshohet se ka qëndruar në portin rus të Novorossiysk, i përfshirë në listën e sanksioneve të BE-së. Autoritetet thonë se aty janë kryer operacione të ndaluara të ngarkim-shkarkimit në periudhën nga 13 deri më 16 nëntor.

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj katër personave: importuesit, pronarit të anijes dhe dy anëtarëve të ekuipazhit, të cilët akuzohen për shkelje të masave kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Kombësia e tyre nuk është bërë publike.

Sipas hetimeve paraprake, të dyshuarit kanë tentuar të fshehin itinerarin e anijes duke çaktivizuar sistemin e vetëidentifikimit, me qëllim shmangien e gjeolokacionit dhe pengimin e kontrolleve nga autoritetet kompetente.

Share This Article