SHBA shton shumën e dhuruar për rindërtim në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka falënderuar ambasadoren e SHBA-së për rritjen e shumës së deklaruar në Bruksel për rindërtimin.

“Falënderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për rindërtimin”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama thekson se nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën për ta bërë rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt.

“Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt”, tha Rama.

SHBA dhuroi 5 milionë dollarë për përballimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Share This Article