Sali Berisha mbërrin në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, pritet nga simpatizantë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka mbërritur këtë të hënë në SPAK për masën “detyrim paraqitje”.Para se t’i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha ka takuar simpatizantët që e prisnin teksa zbriti nga makina.Pas zbatimit të masës, Berisha dha një deklaratë për mediat. Nga jashtë SPAK, Berisha tha se falsifikimi i vizës, të bërë nga Irena Gjoka, është vërtetuar se është fakt.Ndërkohë ai theksoi se Gjoka ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit, ndërsa e cilësoi atë si ‘rrugaçe të ligjit’.“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjyjkatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një antigjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai.

Share This Article