Zürich: Një 40-vjeçar shqiptar sulmon fizikisht një person të komunitetit hebre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në qytetin e Zürichut ka ndodhur një sulm antisemit ndaj një pjesëtari të komunitetit hebre ortodoks. Kështu ka njoftuar policia e Zürichut, duke theksuar se hebreu 26-vjeçar u godit me grushte në një lagje që banohet nga hebrenj ortodoksë.

Sulmuesi është një kosovar 40-vjeçar, i cili nuk ka vendbanim të përhershëm në Zvicër. E paqartë është nëse sulmuesi ishte vizitor nga Kosova apo erdhi nga ndonjë shtet tjetër. Kosovari u mbajt me forcë nga disa kalimtarë që nxituan për ndihmë, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Më parë sulmuesi e kishte fyer rëndë hebreun, përfshirë edhe disa fjalë antisemite. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. Kosovari është arrestuar dhe me të po merret drejtësia.

Në vitin 2024 një djalë 15-vjeçar plagosi rëndë me thikë një person të komunitetit hebre në Zürich. Dorasi ishte me origjinë nga Afrika veriore.

Në Zürich ai ishte parë duke frekuentuar një xhami besimtarësh shqiptarë. Urrejtja dhe sulmet ndaj komuniteteve hebraike në Zvicër dhe gjetiu në Europë janë shtuar nga viti 2023, kur pas sulmit terrorist të Hamasit kundër civilëve të pafajshëm në Izrael, shteti izraelit nisi një fushatë për eliminimin e Hamasit në Rripin e Gazës. 

Share This Article