Partia Socialiste ka vendosur që të mos i heq imunitetin deputetes Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e SPAK.
Kërkesa mori 47 pro nga opozita, 0 abstenim, 82 kundër nga PS-ja.
Deputetët e opozitës protestuan duke bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa socialistët votuan projektligjet e rendit të ditës me procedurë të përshpejtuar, pa diskutime.
në 82 votat kundër raportit, përfshihen edhe ato të 3 deputetëve të Partisë Social Demokrate. Ndërkohë, në sallë mungonin 4 deputetë socialistë, Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali, Blendi Gonxhja dhe vetë Balluku.


