“Balluku”/ Pas Britanisë dhe Gjermanisë reagon dhe ambasada holandeze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ambasadës britanike dhe asaj gjermane ka reaguar edhe ambasada holandeze lidhur me votimin e sotëm në Kuvend për autorizimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e sistemit të drëjtësisë që të vijojë pa pengesa.

“Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron:

Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi”, thotë ambasada.

Share This Article