Skulptorja Arjeta Miftari sot ka hapur ekspozitën e saj “Rrugëtimi” në Des Moines Area Community College në Iowa.
Artistja ka konfirmuar për Koha.net se ekspozita do të jetë e hapur për shtatë, derisa do të ekspozohen punët e saj të “Hyjneshave”, që janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës.
Miftari thotë se kjo ekspozitë është organizuar nga Konsullata e Kosovës në Iowa.
Për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme që ka mundësinë të promovojë trashëgiminë kulturore të Kosovës.
“Është e jashtëzakonshme sepse po prezantohet edhe trashëgimia kulturore përmes veprave të mia. E qëllimi kryesor është që të prezantohet Kosova”, ka thënë shkurt Miftari për Koha.net.




