Princi Harry në gjurmët e Dianës/ Ai eci nëpër një fushë të minuar, si nëna e tij 30 vjet më parë

albnews
By
2 Min Read

Princi Harry ka vizituar Ukrainën, ku ka ecur në një fushë të minuar, duke rikujtuar simbolikisht gjestin e nënës së tij, Princess Diana, e cila bëri të njëjtën gjë rreth 30 vite më parë në Angola për të ndërgjegjësuar botën mbi rrezikun e minave tokësore.

Duka i Sussex u dërgua në qytetin Bucha, pranë Kievit, ku forcat ruse vranë qindra civilë gjatë pushtimit në vitin 2022. Sipas raportimeve, rreth 500 persona të të gjitha moshave humbën jetën në atë që konsiderohet një krim lufte ende i pandëshkuar.

Në deklaratat e tij, Harry shprehu keqardhje që, tre dekada pas angazhimit të nënës së tij në Angola, një operacion i ngjashëm çminimi vazhdon të jetë i nevojshëm në një tjetër zonë konflikti. Ai theksoi rëndësinë e punës së The HALO Trust, organizata që Diana promovoi dikur dhe që sot operon intensivisht në Ukrainë.

Aktualisht, Ukraina konsiderohet operacioni më i madh i çminimit për The HALO Trust në nivel global, pasi zona të tëra të vendit mbeten të mbushura me municione të pashpërthyera dhe mina tokësore, si kundër personit ashtu edhe antitank.

Prince Harry paralajmëroi se procesi i çminimit mund të zgjasë dekada, duke theksuar se pasojat e luftës do të vazhdojnë të rrezikojnë jetën e civilëve për shumë vite.

Share This Article