Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në SHBA, një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur rreth koalicionit parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit.
“Me këtë koalicion në mes LSDM-së dhe Besës do të krijohet një klimë më e zbutur, por njëherë ne vlerësojmë që ky koalicion do të jetë një koalicion i cili do të bëj diferencë mes një të kaluare shumë problematike në mes të dy komuniteteve shumicë, shqiptarëve dhe maqedonasve dhe një të ardhme e cila do të jetë shumë më e relaksuar kur do të flitet më shumë për çështjen e interes të përbashkët sesa ata të cilat na ndajnë si dy komunitete”, tha për Zërin e Amerikës Kasami.