Sela: Situata do të kalojë, nuk u diskutua për anulimin e zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tha se në takimin e liderëve politikë mbi Covid 19  nuk është diskutuar  për anulimin e zgjedhjeve por vetëm për masat që ka marrë qeveria  mbi organizimin e tubimeve publike.

“Morëm informatë se çfarë është duke u punuar nga qeveria për situatën. Nuk ka vend të bëjmë panik, kjo situatë do të kalojë. Njerëzit duhet të jenë më solidarë me njëri tjetrin. Sikur se edhe me viruset tjera, pacientët më të prekur janë ata me sëmundje kronike. Bëj thirrje kompanie farmaceutike mos të keqpërdorin situatë. Ne u morrëm veshë që të ndjekim rekomandimet. Unë jam lider i një partie politike , por mbi gjitha jam qytetar. Nuk u diskutua për anulimin e zgjedhjeve. Deri 24 mars vlejnë këto ndalesa nga Shtabi i krizës. Besojmë se do të kalojë situata”-tha mes tjerash Sela.

Share This Article