Ministri i jashtëm i Venezuelës tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të rrëzonin qeverinë e Nikolas Maduro dhe sugjeruan bisedime me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, një ide që administrata e këtij të fundit e refuzoi menjëherë.
Jorge Arreaza, duke iu drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, sugjeroi që Maduro dhe Trump të takoheshin për “t’u përpjekur të gjenin një bazë të përbashkët dhe të shpjegonin dallimet mes tyre”.
Ai tha gjithashtu se vendi i tij kishte humbur 30 miliardë dollarë në asete “të konfiskuara” që nga nëntori 2017-ës, për shkak të sanksioneve.
Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence përjashtoi perspektivat e bisedimeve. “E vetmja gjë për të diskutuar me Maduro në këtë pike, është koha dhe data e largimit të tij”, tha Pence në Twitter. “Për t’u kthyer demokracia dhe për të rindërtuar Venezuelën, Maduro duhet të largohet sa më shpejt”, tha Pence.