25 nga 902 kandidatët e certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit rezultojnë të përfshirë në raste penale.
“15 prej tyre janë me aktakuza aktive, ndërkaq 13 të tjerë janë persona të cilët në të kaluarën kanë pasur dënime penale. Ndërkaq janë evidentuar edhe 3 raste, 3 kandidatë të cilët përpos aktakuzës aktive në të njëjtën kohë kanë edhe dënime penale”, tha hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala.Prin lëvizja Vetëvendosje me numrin më të madh të kandidatëve me gjithsej 13 kandidat që kanë probleme me ligjin.
Ai shtoi se veprat penale që dominojnë janë ato që lidhen me korrupsionin zyrtar dhe përdorimin e armës.
Një ditë më parë ka nisur fushata zgjedhore ndërsa më datë 7 pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


