Një i burgosur është arratisur mëngjesin e së martës (2/06) nga burgu i sigurisë së lartë në Korydallos, gjatë një procesi rutinë të furnizimit me ushqime.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçar, i cili po vuante një dënim me shtatë vite burg për trafik droge. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, në momentin kur në ambientet e burgut po shpërndahej ushqimi.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të arratisjes, si dhe për të përcaktuar nëse ka pasur mangësi në masat e sigurisë apo ndihmë të mundshme nga brenda institucionit.
Ndërkohë, policia po kontrollon zonën përreth dhe rrugët e mundshme të largimit të të arratisurit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi mënyrën sesi shqiptari arriti të largohej nga ambientet e burgut.


