710 migrantë kalojnë drejt Britanisë në vetëm një ditë / Shqetësim për autoritetet britanike

Share

Një total prej 710 migrantësh kaluan Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar me 11 varka të vogla të hënën, duke shënuar shifrën më të lartë ditore të këtij viti.

Ky rritje erdhi pas një pauze prej dy javësh në mbërritjet e migrantëve dhe e çon numrin total të personave që kanë bërë këtë udhëtim këtë vit në gati 10,000.

Sipas raportimeve nga Franca veriore, grupe burrash, grash dhe fëmijësh të veshur me jelekë shpëtimi portokalli u panë duke nisur gomone të mbingarkuara nga plazhet pranë Berck. Disa nga përpjekjet për kalim dështuan, me disa varka që u detyruan të ktheheshin në breg.

Më vonë, migrantët u panë të ulur në rërë dhe të mbështjellë me batanije termike (foil blankets), pasi u nxorën nga uji.

Të dhënat më të fundit të Home Office tregojnë se deri tani këtë vit, 9,852 persona kanë kaluar Kanalin me varka të vogla.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit