Protesta e 17-të /Fjalimet u lihen të rinjve, sulmohet komisionerja e BE-së

Share

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ishte kryefjala e protestës në Tiranë, në ditën e saj të 17.Një ditë pas deklaratës së saj se Komisioni Evropian ka marrë garanci nga qeveria shqiptare për projektin në Zvërnec, protestuesit shqiptarë sulmuan zyrtaren e lartë të unionit dhe dhanë mesazhin se nuk tërhiqen.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po u mbajten fjalimet.Në ditën e 17, protesta në Tiranë, nisur nga projekti i Zvërnecit, u la në dorën e të rinjve. “Pa rini nuk ka Shqipëri”, ishte slogani që shoqëroi tubimin

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit