Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm më 17 qershor në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz. Një çift bashkëshortësh dyshohet se janë dhunuar nga disa kultivues droge.Paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për një operacion antidrogë 3 javë më parë, ku blutë asgjësuan 3 parcela me kanabis.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa të lënduarit janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.


