Pushimet kthehen në tragjedi, 3-vjeçarja britanike humb jetën në një pishinë në Mallorca

Share

Një familje britanike është përballur me një tragjedi të rëndë gjatë pushimeve në ishullin spanjoll Mallorca, pasi vajza e tyre 3-vjeçare, Eleri Ellesmere, humbi jetën pas një aksidenti në një pishinë.

Sipas hetimit gjyqësor, Eleri u gjet pa reagim në pishinën e një vile ku familja po qëndronte më 24 qershor. Familjarët tentuan ta shpëtonin dhe ajo u dërgua me urgjencë në spitalin në Palma, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Gjykata e hetimeve në Gwent, Uells, dëgjoi se shkaku i vdekjes ishte përcaktuar si mbytje, e shoqëruar me probleme të rënda të frymëmarrjes. Hetimi është shtyrë për një seancë të ardhshme në vitin 2027.

Nëna e vogëlushes, Cerys, tha se ajo që duhej të ishte një pushim i bukur familjar u kthye në “makthin më të madh për çdo prind”. Ajo e përshkroi Elerin si vajzën e tyre të dashur dhe tha se familja mbetet e shkatërruar nga humbja

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit