Prej nesër në Gjermani hyn në fuqi karantina e detyrueshme për njerëzit që vijnë nga jashtë.
Siç njoftohet nga Ministria e Brendshme gjermane, të gjithë personat që vijnë nga jashtë duhet të jenë në një karantinë dyjavore.
Në rast mosrespektimi të masës, pason gjobë nga 150 deri në 25.000 euro.
Shteti federal dhe krahinat kanë rënë dakord për një rregullativë, me të cilën parashikohen masa të unifikuara.
“Këto masa kanë për qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit në qarkullimin ndërkufitar dhe kështu të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit”, tha ministria në një komunikatë.
Karantina e detyrueshme përjashton punëtorët ndërkufitar, njerëzit që kanë qenë në udhëtime zyrtare, si dhe drejtuesit e kamionëve.