Kreu i opozitës ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin duke deklaruar se dhimbja e shqiptarëve në këto kohë të koronavirusit, është e vështirë të ndjehet nga vila e Ramës në Surrel.
Në një intervistë për Neës24, Basha tha se situata në Shqipëri sa vjen e rëndohet dhe se shifrat zyrtare të të prekurve me koronavirus këtë të enjte, e tregojnë këtë fakt. Kryetari i PD-së vuri në dukje se 29 të infektuarit e sotëm janë një numër i njëjtë me ato tq 4 prillit, që do të thotë se masat e qeverisë nuk kanë funksionuar dhe se përhapja e virusit në Shqipëri është ende jo stabël.
Basha tha se lejimi i biznesve si fasoneritë apo call center-at nga qeveria, ishte një gabim i rëndë dhe numri i të infektuarve në bizneset fason, tregon se u bë një gabim i rëndë.
Basha: Pamjet e zonjave në fasonerinë në Korçë, fjalët e tyre e ndjenjat rrëqethin cdo njeri normal, kështu është situata kudo, në Krujë, Kurbin, Berat, Fier, Shkodër, Kamëz, Tiranë. Ka një paradoks, sot kshim, aq sa janë raportuar, sa ishin në 4 prill, 29 të infektuar. Kurba e infeksioneve jo vetëm që është e destabilizuar si gjuha e veprimet e qeverisë dhe kryeministrit por duket se karantina që qytetarët e kanë respektuar me rigorozitet nuk po jep frytet se qeveria s’po bën detyrat. Se lihen bombat me sahat që shpërthejnë e përhapin infeksionin në territore të tëra, se qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar një minimum jetik se e ka mendjen t’ja japë oligarkëve.
Basha: Sot nuk është koha as ta lusim (Ramën), as ta këshillojmë, tani është koha të ngremë zërin. Me këtë lloj sjellje, po e çon vendin drejt humnerës, ndërsa ai Parlament aty është vetëm shtojcë.
Ne prodhuam pesë hapa që sipas nesh përbëjnë rrugën e daljes nga kriza. I kemi ndërtuar mbi ekspertizën më të mira të vendeve që po përballen me këtë situatë. Hapi i parë është të dimë se ku ndodhemi aktualisht. Mesatarja është vetëm 110 testime në ditë. Është e pavërtetë. Pse rekomandimet e OBSH në Shqipëri zbatohen pesë herë më pak se në Maqedoninë e Veriut? Sepse nuk kanë mjaftueshëm kite testimi. Kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Ka gënjyer se tha ka marrë masa.
Rama ka vendosur që këto para tua lërë në konto bankare 10 oligarkëve dhe t’i trajtojë ato si lekët e veta dhe jo të qytetarëve. Ndodhemi në një situatë ku vendi ynë nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër. Qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për qytetarët dhe biznesin dhe i ushqen me lugë bosh pasi do të fshehë dështimin e saj.
Nga Surreli e ke të vështirë të ndjesh dhimbjen e njerëzve, kur e ke mendjen tek tenderat e shëndetësisë. Mjafton të shohësh se si për shkak të dështimit të tij për të mos mbyllur fasoneritë. Sot ke dy bashki që i janë shtuar vatrës së infeksionit. 15 mln euro që do të mjaftonin për pagat e tyre ua jep një gushti oligarkësh. Nga Surreli e ka të vështirë të flasë për varfërinë.
Nuk mund t’i ngopësh as me premtime bosh dhe as me skema kreditimi ku vetë shteti është borxh. Jemi me qindra hapa pas nga çdo qeveri tjetër nga rajoni.
Aksioni opozita ka nisur prej ditës së parë sa i përket pandemisë. Opozita shqiptare ka qenë në detyrë shumë më shumë se qeveria. Ndaj, kemi bërë propozimet e duhura dhe në mënyrë të përditshme po ushtrojmë presion që situata të ndryshojë. Në javën e gjashtë të keqmenaxhimit, pasojat janë të ndjeshme kudo. Qytetarët me të drejtë po ngrenë zërin e tyre. Ndaj, opozita me të gjitha resurset dhe burimet e saj, opozita do të jetë në krah të qytetarëve.