Raportohet se miliona punëtorë britanikë, të cilët deri më tash kanë marrë paga të plota nga shteti gjatë kohës së pandemisë, do të marrin vetëm 60 për qind të shumës tani e tutje.
Kancelari Rishi Sunak besohet t’i ketë filluar planet për zvogëlimin e skemës përkrahëse për punëtorët, me të cilën tash për tash po paguhen 6.3 milionë punëtorë në mbarë Britaninë.
Megjithatë, raportohet se në tavolinë janë edhe disa mundësi të tjera, përfshirë lejimin e kthimit të punëtorëve në vendin e punës me një subvencionim më të vogël.
Ky lajm erdhi në kohën kur u raportua se qeveria britanike është duke i shpenzuar 8 miliardë funte për skemën e mbështjetjes së punëtorëve.
Sipas një analize, 50 për qind e punëtorëve britanikë janë duke marrë ndihma të ndryshme financiare nga shteti në kohën e pandemisë, shkruan “Metro UK”.