Shërbimi Nacional Shëndetësor i Britanisë së Madhe konfirmoi se pajisjet mbrojtëse mjekësore të dërguara nga Turqia janë jocilësore, bëri të ditur gazeta londineze “San”.
Britania e Madhe muajin e kaluar nga Turqia ka porositur 400.000 pajisje mbrojtëse.
“Tri ditë sipas afatit të paraparë për dërgesë në Britaninë e Madhe kanë arritur 32.000 palë veshje mbrojtëse, ndërsa pastaj kishin arritur edhe të tjerat, por Shërbimi Nacional Shëndetësor konfirmoi se janë jocilësore”, bëri të ditur “ The Sun”.