Edhe LSI në mbështetje të protestës së artistëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si PD edhe LSI-ja do të mbështesë protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30.

Në një dalje nga selia e LSI, sekretari i kësaj force politike Endri Braimllari i bërit thirrje policisë që të mos krijojë incidente.

“Të gjithë strukturat e LSI për të marrë pjesë masivisht në këtë tubim. I bëjmë thirrje policisë së shtetit që të mos ndalojë dhe të mos krijojë incidente në tubim. I bëjmë thirrje qytetarëve veçanërisht të Tiranës që të marrin pjesë masivisht  për ti treguar Ramës dhe klikës së tij mafioze që është zoti i fateve të veta”, tha Braimllari./Ora news/

Share This Article