Sipas një studimi të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit britanik (NHS), pothuajse një e treta e vdekjeve nga Kovid-19 në Angli lidhen me diabetin.
Nëntë nga dhjetë diabetikë kanë diabet të tipit 2, ndërsa shumë prej tyre janë mbipeshë, gjë që rrit rrezikun e një rezultati fatal nga Kovid-19. Sidoqoftë, mosha është faktor vendimtar rreziku për vdekshmërinë e diabetikëve nga Kovid-19.
Njerëzit nën moshën 40 vjeç janë në rrezik shumë të ulët, ndërsa njerëzit mbi moshën 40 vjeç dhe veçanërisht personat më të rritur janë me rrezik të lartë, tregojnë të dhënat e studimit të NHS.
Deri më tani, gjatë pandemisë në Angli kanë vdekur 7.466 persona me diabet të tipit 2 dhe 365 persona me diabet të tipit 1.