Kina, ku filloi pandemia në fund të vitit të kaluar, ka raportuar tre raste të reja të konfirmuara, një ditë pas ditës së parë pa raste të reja. Vendi ka pasur afro 83,000 raste dhe më shumë se 4600 vdekje.
Koreja e Jugut raportoi të shtunën 23 raste të reja, kryesisht nga zona e dendur e populluar në Seul, ku autoritetet mbyllën mijëra klube të natës, bare dhe karaoke për të ndaluar transmetimet.
Provat për vaksinat mbi majmunët filluan të shtunën në Tajlandë pas provave pozitive mbi minjtë, tha një zyrtar qeveritar.
Indonezia njoftoi 949 raste të reja të shtunën, duke e çuar gjithsej në 21,745 raste, përfshirë 1,351 vdekje. Provinca e Javës Lindore kishte rritjen më të lartë, me 466 raste të reja.
Qeveria e Sri Lanka-s tha se nga e marta e ardhshme do të lehtësojë masat e bllokimit. Kryeqyteti, Colombo dhe rrethi Gampaha, kanë qenë që nga muaji mars në shtetrrethim 24-orësh.
Organizata që përfaqëson punonjësit e klubeve të natës në Japoni ka lëshuar udhëzime që njerëzit të mbajnë maska dhe të dezinfektojnë tavolinat çdo 30 minuta./BBC