Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në raportin e muajit maj.
Gjatë fjalës së tij në komisionin për punët e jashtme të PE-së, Hahn u deklarua se do të bëhet një rekomandim pozitiv, pasi sipas tij pavarësisht problematikave progresi ka qenë i dukshëm.
“Bashkimi Europian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të majit do të prezantojmë progresraportet për vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor), plus Turqinë. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë
Në Ballkanin Perëndimor është bërë një progres shumë i rëndësishëm. Në afatgjatë, kur shohim arritjet, është e vërtetë që ka edhe hapa pas, por në afatgjatë vërejmë progres shumë të rëndësishëm në ekonomi, në sundimin e ligjit apo në procesin e ripajtimit”, është shprehur Hahn.