Heqja e tatim fitimit për biznesin e vogël, do të shoqërohet me heqjen e TVSH-së deri në vitin 2029 tha kryeministri Rama sot në një konferecë për mediat. Duke folur pas marrjes së eurobondit, 650 milionë dollarë, kryeministri tha se kjo ka bërë të mundur që të jetë i sigurt fakti që do të hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël.
Gjithashtu edhe për agroturizmin, ai tha se synohet të jenë 100% pa taksa.
“Ne në parlament do të cojmë rishikimin e buxhetit dhe dotë rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin, dhe jo për fushatë me fjalë, por me ligj. Jo për këtë vit, por deri në 2029, nuk do të kenë tatim fitimi.
Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, është e sigurt se ne do u heqim edhe TVSH-në, afatet dhe limitet do i konfirmojmë më tutje, deri në cilin nivel xhiroje. Qëllimi është deri në 2029 të mos kenë as tatim fitimi as TVSH për biznesin e vogël. Të gjithë ata emigrantë, ta shikojnë Shqipërinë për të hapur një biznes të vogël për të ardhur dhe për të jetuar me familjen, më mirë sesa nga rropatja në emigracion. Të gjitha projektet në agroturizëm të jenë 100% pa taksa, nuk diskutoj tarifat vendore, as sigurimet shoqërore.
Të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë të marrin shtëpitë e gjyshit dhe sërgjyshit, të nxjerrin më shumë të ardhura se në Gjermani apo ku janë. Brenda këtij sesioni biznesit të vogël ti themi nuk ke taksa, zero TVSH, je në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit për të mbajtur kontrollin mbi biznesin e madh, që të voglin e përdor për evazion. Nuk do të ketë më inspektorë të dera. Njerëz të lirë. Nuk e ka asnjë vend. Të gjitha ata me biznes të vogël” tha Rama.