Zyrtari nuk ka specifikuar shumën që dyshohet se u sekuestrua nga forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe
Një zyrtar jemenas akuzoi forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për marrjen e fondeve shtetërore në provincën lindore Hadhramaut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke shkruar në Twitter, nënsekretari i Ministrisë së Informacionit, Mohamed Qizan, tha se forcat e EBA-së “hynë në portin Al-Mukalla në Hadhramaut dhe plaçkitën pesë kontenjerë me para të shtypura në Rusi”.
Ai, megjithatë, nuk arriti të specifikojë shumën që dyshohet se u sekuestrua nga forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Nuk ka asnjë koment nga autoritetet e EBA-së mbi akuzën.
Për një vit, kartëmonedhat jemenase janë shtypur në Rusi dhe janë zhvendosur në Jemen përmes detit.