Për herë të katërt me radhë, të shtatë në karrierë – Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë në Spanjë.
10-shi i Barcelonës e përfundoi sezonin me 25 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Karim Benzema.
Ai e fitoi Pichichin për herë të shtatë në karrierë, duke vendosur rekord të ri në Spanjë, për ta kaluar Telmo Zarran, që e kishte fituar atë gjashtë herë.