VV po e pret PDK’në për ta rrëzuar Hotin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë duke e pritur Grupin parlamentar të PDK-së që t’i japë propozimet për t’i shtuar në kërkesën për mocion.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu i ka thënë se aktualisht i kanë 31 nënshkrime dhe janë në përpunim e sipër të tekstit të mocionit.

“Për mocionin e mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Koti’ janë 31 nënshkrime. Kreu i GP të LVV-së, Rexhep Selimi, është në pritje të shtesave në tekstin e mocionit që do t’i bëjë GP i PDK-së”, tha Kryeziu për Kohën.

Ndërkohë të enjten, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, me arsyetimin se ka dështuar në menaxhim të situatës në vend.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të iniciohet me propozimin e një të tretës së deputetëve të parlamentit, që i bie me 40 nënshkrime.

Share This Article