Presidenti Ilir Meta i ka bërë një apel të rinjve që të rikthehn tek libri dhe leximi. Në ditën ndërkombëtare të librit, kreu i shtetit shqiptar thoë se është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook
Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.
Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.