Gjermania ka regjistruar 1256 raste të reja me koronavirus, duke e çuar shifrën totale në 244.855, ka njoftuar Instituti Robert Koch për sëmundje infektive.
Sipas të dhënave të këtij Instituti shifra e të vdekurve është rritur për 11, duke e çuar totalin në 9313.
Rusia ka raportuar 4952 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 1.005.000. Po ashtu është raportuar për 115 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa sipas të dhënave zyrtare numri total i të vdekurve në Rusi si pasojë e COVID-19 është 17.414.