Lideri i Koresë së Veriut i dërgon mesazh solidarizimi presidentit amerikan Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se udhëheqësi verikorean ndan ndjenjat me Trump dhe bashkëshorten e tij, të cilët rezultuan pozitivë në COVID-19

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i dërgoi mesazh presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i uruar të shkuara pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19).

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se udhëheqësi verikorean ndan ndjenjat me Trump dhe bashkëshorten e tij, të cilët rezultuan pozitivë në COVID-19.

“Udhëheqësi ynë shprehu dëshira të sinqerta për përmirësimin e tyre dhe shpresoi se ata do ta kalojnë këtë situatë”, thuhet më tej.

Në lajmin e agjencisë njoftohet po ashtu se Kim i përcolli përshëndetjet e tij të sinqerta Trump-it dhe gruas së tij.

Ndryshe, presidenti amerikan Trump njoftoi dje në Twitter se ai dhe gruaja e tij dolën pozitivë në testet për COVID-19.

Share This Article