Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, e ka konsideruar situatën e pandemisë në Shqipëri është jashtë kontrollit dhe akuzon qeverinë se po e përdor politikisht.
Ai tha se situata e pandemisë ka hyrë në një situatë të re shumë më të paparashikuar dhe sigurisht në mënyrë kautike dhe tërësisht jashtë kontrolli.
“Po ndodh ajo që pritej dhe u lajmërua gjerë e gjatë. Kjo situatë kërkon masa të menjëhershëm, energjike, financimet e duhura dhe seriozitet profesional. Asnjëra prej tyre nuk u investua në këtë drejtim dhe vetëm shikojmë mospërfillje nga kryeministri dhe të gjithë ata që kanë marrë angazhimin politik dhe profesional për t’u marrë më pandeminë dhe jo veprime konkrete”, tha ai.
Në vijim, Vasili tha se, “dy janë treguesit që nuk lëvizin. Kemi numrin më të ulët të testimeve në Europë dhe mbështetjen më të ulët ekonomike në Europë me paketën e ndihmës për qytetarët”.
“Nga pikëpamja mjekësore është fare e qartë që elementët thelbësor të motivimit të trajnimit dhe të krijimit të stimulit të fortë të personelit për tu përballur me një situatë të jashtëzakonshme janë zero. Personeli shëndetësor do të duhej të trajtohej me stimul të fortë financiar por kryeministri i tendera sekret përcaktoi që vetëm një grup i vogël mjekësh të spitalit infektiv apo spitalit COVID 1 dhe 2 mund të merrnin një shpërblimi financiar, por mijëra mjek që përballen më pandeminë”, tha ai.
Vasi tha se situata zgjidhet duke ua lënë në dorë ekspertëve dhe duke rritur testimet./ATSH/