Raportet për vrasje masive të civilëve në rajonin verior Tigrej të Etiopisë, “do të përbënin krime lufte” nëse konfirmohen, ka paralajmëruar të premten shefja e agjencisë së OKB-së për të drejtat e njeriut.
Michelle Bachelet ka bërë thirrje që të hetohen raportet se dhjetëra persona – mbase edhe qindra – janë vrarë me thika dhe mjete të tjera primitive në një qytezë në rajonin e trazuar në veri të shtetit afrikan, transmeton KOHA.
Kryeministri Abiy Ahmed ka akuzuar forcat lojale të liderëve të Tigrejt për masakrën. Lidershipi lokal i ka hedhur poshtë akuzat.
Lideri i Tigrejt, Debretsion Gebremichael, ka deklaruar për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, se akuzat janë “të pabaza”.
Abiy ka akuzuar milicitë besnike të lidershipit të rajonit Tigrej për masakrimin e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm. Ushtria etiope ka ndërmarrë ditëve të fundit ofensivë për kthimin e kontrollit në Tigrej. Edhe ushtria është akuzuar për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm.