Xherdan Shaqiri është futbollisti i radhës që i ka munguar Liverpoolit në ndeshjen e fundit shkaku i një lëndimi të pësuar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Jurgen Klopp, që ka njoftuar se Shaqiri ka pasur probleme me muskujt e këmbës.
“Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vetë se ishte lënduar. Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi Klopp.
Shaqiri do t’u mungojë kampionëve në fuqi të Anglisë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës.